TIRANE– E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, deputetja e PS Mimi Kodheli ka folur për rekomandimin pozitiv të KE për hapjen e negociatave me Shqipërinë për procesin e anëtarësimit. Kodheli u shpreh se si qytetare ndjehet krenare për hapjen e negociatave, por sipas saj kjo nuk duhet të na bëjë euforikë.

“Si qytetare ndjehem krenare për hapjen e negociatave. Shqipëria mori atë që meritonte. Rekomandimi është finalizimi i një pune të gjatë. Me hapjen e negociatave shqiptarët përfitojnë nga zbatimi i reformës ligjore, nga zbatimi i të drejtave të njeriut apo dhe të gjitha reformave të tjera. E gjithë kjo fazë flet pozitivisht dhe është një hapje ndaj realizimit të projekteve të mbetura pezull për shkak të mungesës së drejtësisë apo mungesës së fundit. Ne kemi të gjitha strukturat e duhura për kapitujt që hapen. Por hapja e negociatave nuk duhet të na bëjë euforikë, por duhet të punojmë më shumë. Unë besoj se puna e të gjithëve do mundësojnë lehtësimin dhe bërjen e detyrave të shtëpisë. Duhet të punojmë së bashku për të ardhmen e vendit”- tha Kodheli.

Kodheli tha se kryeministri Rama i ka shtrirë dorën opozitës për bashkëpunim dhe se qeveria do japë garanci për vijimin e reformave. Skepticimi tha ajo e bën qeverinë të jetë më e vëmendshme në zbatimin e reformave.

“Unë nuk e di se çfarë kërkon opozita. Po flasim politikisht jo për aksione politike. Duhet të ketë dakordësi për fatin e atdheut. Kryeministri ka thënë se i ‘shtrin dorën opozitës’ dhe ka treguar se di t’i qëndrojë pakteve. Europa ndodhet në një moment delikat dhe skepticizmi na bën të jemi më të vëmendshëm. Ne do japim garancitë se reformat do vijojnë. Greqia nuk ka përmendur asnjëherë se do ketë një gjykim negativ. Reagimi i MPJ greke ishte pozitiv dhe Greqia është një vend alet i Shqipërisë”- tha Kodheli.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: