TIRANË

Ambasada amerikane në Tiranë shpreh mbështetje për Shqipërinë dhe gatishmërinë për të punuar me partnerët shqiptarë dhe BE për të siguruar integrimin në BE.


Në një reagim pas rekomandimit pozitiv nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave, ambasada e SHBA, vëren se Shqipëria vijon të bëjë para me zbatimin e reformave.


“Ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe konfirmimin e saj se Shqipëria vijon të bëjë përpara në zbatimin e reformave jetike dhe të pakthyeshme. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara që të punojnë me partnerët tanë shqiptarë dhe të BE për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përfshirë edhe mbështetjen tonë të plotë për zbatimin në vijim të reformave legjitime dhe kushtetuese gjyqësore”, deklaron ambasada e SHBA.


Ambasada Shba
Ambasada Shba

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb