GREQI

Athina zyrtare ka reaguar pas marrjes së rekomandimit pozitiv nga Komisioni Europian për Shqipërinë për negociatat. Ministria e Jashtme e Greqisë deklaron se mbështet bashkimin e Shqipërisë me Unionin duke përmbushur të gjitha kushtet dhe duke evidentuar sërish çështjen e minoritetit grek në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Jashtme greke, respekti për minoritetin është i lidhur drejtpërdrejt me perspektivën europiane të vendit. Greqia kërkon garantim të së drejtës për vetëvendosje të minoritetit në të gjithë territorin shqiptar.

Perjashtimi i Fredi Bejlerit nga gara per zgjedhjet, cilësohet nga Greqia si shkelje e te drjetes se pakices per përfaqësim.

“Greqia po punon për të përmirësuar, marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë dhe mbështet në mënyrë të palëkundur mënyrën me të cilën i bashkohet unionit evropian, duke përmbushur te gjitha kushtet e caktuara.
Siç është e qartë dhe në raportin përkatës të Komisionit Europian respekti për të drejtat e minoritetit grek është i lidhur drejtpërdrejt me perspektivën europiane të Shqipërisë dhe është pjesë integrale e 5 prioriteteve për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Në këtë kontekst, ne presim garantim të plotë të së drejtës së vetëvendosjes së minoritetit në të gjithë territorin e Shqipërisë. Një masë e premtuar nga Shqipëria për t’u miratuar deri në maj 2018″, deklaron MPJ greke.

Deklarata Athina
Deklarata Athina

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb