Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar sot në Parlament ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, njëherësh zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke e quajtur “Lubi Loti”.

“Lubi Loti e ndau Unazën e Tiranës, 13 kilometra në 14 kontrata. Eureka, e gjeta si të vjedh më shumë! Rekord botëror Guinness” – deklaroi Berisha me ironi.

Ai akuzoi qeverinë për mashtrime dhe cinizëm ekstrem ndaj qytetarëve, duke e cilësuar ndarjen e projektit të Unazës së Madhe në kontrata të shumta si një skemë për abuzim me fondet publike.

“Lubi Loti e ndau unazën e Tiranës 13 kilometra në 14 kontrata. Eureka, e gjeta si të vjedh më shumë! Rekord botëror Guiness. Nuk mund të pranojnë qytetarët cinizmin ekstrem ndaj tyre, mashtrimet një pas një”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb