245 njerëz janë hedhur nga një urë 30 metra e lartë në Hortolandia, Brazil. Burra dhe gra, të lidhur së bashku me litar kanë kërcyer njëkohësisht nga ura në përpjekje për të thyer rekordin botëror. Ngjarja që sfidon vdekjen u zhvillua të dielën.

Megjithatë grupi në mënyrë jozyrtare ka thyer rekordin e mëpërshëm të kërcimit të 149 pjesmarrësve që u realizua në prill të 2016. Rekordi i mëparshëm u bë në të njëtin vend.

Hedhja me litar është një sport ekstrem që përfshin hedhjen nga një lartësi e caktuar, por ndryshe nga bungee jumping nuk kërcejnë prap mbrapa, shkruan Daily Mail.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb