Një kitarë e përdorur nga John Lennon është shitur për 2,9 milionë dollarë, duke vendosur një rekord të ri botëror për kitarën më të shitur në ankand në historinë e ”Beatles”.
Kitara akustike me 12 tela e markës ”Hootenanny”, që u përdorur në regjistrimin e “Help!”, albumi i filmit të Beatles të vitit 1965, u gjet në një papafingo dhe nuk ishte parë për më shumë se 50 vjet.
Kitara u ble përmes ofertës telefonike në ”Hard Rock Cafe” në Nju Jork, si pjesë e një shitje dyditore të ikonave muzikore të organizuar nga kompania e ankandeve ”Julien’s Auctions”.
“Ne jemi absolutisht të emocionuar dhe të nderuar që kemi vendosur një rekord të ri botëror me shitjen e kitarës së humbur të John Lennon”, theksoi David Goodman, drejtor menaxhues i ”Julien’s Auctions”.
Kjo kitarë nuk është vetëm një pjesë e historisë së muzikës, por një simbol i trashëgimisë së qëndrueshme të John Lennon.
Shitja e paprecedentë është një dëshmi e apelit dhe nderimit të përjetshëm të muzikës së ”Beatles” dhe John Lennon
Pasi kitara u përdor nga ”Beatles”, instrumenti ishte në posedim të kitaristit skocez Gordon Waller.