INDI

Një grua në Indi është bërë nënë në moshën 74-vjeçare. Erramatti Mangayamma solli në jetë dy binjake me lindje çezariane. Ajo dhe bashkëshorti i saj u martuan në vitin 1962 por fatkeqësisht nuk kishin lindur fëmijë. Gruaja dëshironte gjatë gjithë jetës që të bëhej me fëmijë dhe nuk u dorëzua në asnjë moment, pavarësisht moshës së madhe.

Erramatti kur mori vesh se fqinja e saj ishte bërë nënë në moshën 55-vjeçare me metodën artificiale vendosi të provojë fatin e saj dhe u drejtua mjekëve.

Gruaja dhe burri i saj Sitarama Rajarao, një fermer 80-vjeçar jetojnë në fshatin Nelaparthipadu, në rrethin e Godavari. Në fillim mjekët kishin dyshime të forta për moshën e nënës së ardhshme, por në fund ata vendosën të bënin fekondaciomin artificial.

Gruas iu vendosën vezë të fekonduara, pasi iu nënshtrua një kure hormonale sipas rekomandimit të mjekut dhe rezultati ishte pozitiv, shkruan noa.al.

E moshuara i solli jetë vogëlushet me operacion, mirëpo për shkak të moshës nuk mund ti ushqejë me gji. Më parë rekordi botëror mbahej nga një 70-vjecare e cila solli në jetë në fëmijë në vitin 2016.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb