ITALI

Hyn në rekordet Guinnes superdroni i krijuar nga grupi torinez Forvola.

Droni ka arritur të ngrejë në ajër 101 kg në një lartësi më shumë se 1.5 metra, për 1 minutë 3 sekonde e 53 të qintat.

Rekordi botëror është arritur falë mbështetjes së Fpt industrial, gjatë Tech Day 2018, e zhvilluar në ambientet e Cnh Motor Village në Torino dhe është realizuar nga dy profesionistë të këtij sektori.

Mjeti fluturues, që peshon 300 kilogramë dhe që ka 16 helika, në të ardhmen mund të transportojë sende dhe materiale në zona të vështira për tu arritur, pa qenë e nevojshme prezenca e njerëzve.

Forvola ka lindur në 2015 në Govone (Torino) nga dy inxhinierët Gregory Alessio dhe Piercarlo Ponchione.
Rekordi i mëparshëm ishte 61 kg.

(da.xha/BalkanWeb)

Tempo Registrato Drone Forvola Sollevamento Pesi W
Tempo Registrato Drone Forvola Sollevamento Pesi W

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb