SHBA – Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha renditet këtë javë në vendin e dytë të këngëve më të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u bërë kështu shqiptarja e parë që arrin majat e klasifikimit të Billboard Charts.

4A7F05EB00000578-5539183-Chic_The_Me_Myself_I_songstress_continued_to_flatter_her_figure_-a-41_1521886889819

Me hitin “Meant to Be’ në bashkëpunim me grupin e muzikës Country Florida Gerogia Line, Bebe Rexha ka lënë pas Ed Sheeran, The Weeknd apo Camilla Cabello. Në vendin e parë vazhdon të renditet Drake me God’s Plan që nuk lëkundet nga kryesimi i kësaj liste prej disa javësh.

4A7F05F700000578-5539183-Looking_good_The_singer_28_ensured_all_eyes_were_on_her_as_she_s-a-43_1521886889872

Vlen për tu theksuar se Meant To Be e cila prej 16 javësh ndodhet në vendin e parë te “Hot Country Charts” është shkruar nga Bebe Rexha për albumin e saj All Your Fault dhe ka kapur majat e shitjeve në Australi, Zelandë e Re, Britani e Madhe.

4A7F071300000578-5539183-Taking_centre_stage_Bebe_Rexha_flaunted_her_jaw_dropping_curves_-a-40_1521886889785
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: