GJERMANI- Numër rekord i emigrantëve është shënuar muajin e kaluar në Gjermani. Autoritetet gjermane kanë konfirmuar se numri i azilkërkuesve në Gjermani gjatë muajit gusht ka prekur shifrën prej 104,460 personash.

“Thuajse një e treta e të gjithë emigrantëve që kanë arritur në Gjermani, kanë ardhur gjatë muajit gusht”, ka deklaruar ministrja gjermane për Çështje Evropiane, Emila Muller.

Sipas një zëdhënësi, që nga janari deri në gusht të këtij viti në Gjermani janë regjistruar rreth 413,535 azilkërkues, si pas sistemit gjerman “Easy System.”

Reuters njofton se ky sistem është përdorur për regjistrimin fillestar të emigrantëve dhe refugjatëve që vijnë në Gjermani. Gjermania pret që deri në fund të këtij viti, rreth 800,000 emigrantë të aplikojnë për azil, i cili tejkalon bindshëm shifrat e vitit të kaluar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb