Tre gola dhe një tjetër rekord për Lionel Mesi. Në një mbrëmje spektakolare sulmuesi argjentinas udhëhoqi Barcelonën drejt suksesit, duke u bërë lojtari me më shumë fitore në historinë e skuadrës katalunjase, 477 të tilla, një më shumë se Xavi Hernandez.

Mini 3200x2000 Jugadors Mes Partits Jugats Total
Mini 3200×2000 Jugadors Mes Partits Jugats Total

Me “Pleshtin” në formë të shkëlqyer, kampionët spanjollë mundën në transfertë 4-1 Betis. Mesi hapi serinë e golave me një goditje të kalibruar në minutën e 18-të. Po vetë sulmuesi, dyfishoi shifrat në shtesën e pjesës së parë.

Maxresdefault (1)
Maxresdefault (1)

Me rikthimin në fushë ishte radha e Luis Suarez që shënoi golin e tretë për Barcelonën dhe atë të 128 personal, që e bëjnë atë uruguajanin me më shumë gola në La Liga. Pasi Betis ngushtoi përkohësisht shifrat, Messi vulosi fitoren e Barcelonës me golin e katërt dhe të tretin personal.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: