Një pëllumb garash u shit me një çmim që kap një vlerë, e cila tashmë është rekord botëror, 1.25 milionë euro ose 1.1 milionë paundë. Kjo shumë ka ardhur si rezultat i garës së ethshme që kishte në çmime gjatë ankandit të zhvilluar. Ata që ishin më të interesuar ishin një grup manjatësh kinezë.


Rritësi i pëllumbave , i cili u kujdes tepër për ta, Jowl Verschoot, 63 vjeç nga Ingelmunster në perëndim të Flanders në Belgjikë, tha se pëllumbi i tij Armando lindi për të qenë një kampion, por se nuk e kishte pritur se dikush do të ofronte një shumë të çmendur për të. “Të dy kinezët që u interesuan më thanë se ata ishin të interesuar veçanërisht për Armandon. Mirëpo, unë nuk e mendoja këtë gjë. Kjo është padyshim një lavdi që kurorëzohet në rritjen dhe stërvitjen që iu kam bërë pëllumbave”, deklaroi ai për mediat ndërkombëtare.


Armando


Për Armandon, fillimisht ishin ofruar 100 mijë euro, por oferta u rrit me kalimin e kohës, derisa arriti në çmimin rekord 1.25 milionë euro. Përpara këtij çmimi “të çmendur”, manjati kinez Xing Ëei kishte ofruar 400 mijë euro. Pikërisht Ëei kishte blerë më herët një pëllumb të quajtur Nadine të rritur po nga Versschoot. Ky i fundit, Joel Verschoot është një menaxher në rritje pëllumbash, pretendon se njeh 500 pëllumbat e tij me emra, ndërsa kalon 12 orë në ditë duke rritur, ushqyer dhe stërvitur pëllumba.

Gara e të ashtuquajturëve ‘pëllumba të postës’ është e njohur edhe në Shqipëri.  Në vendin tone të apasionuarit pas pëllumbave kanë krijuar Federatën e Pëllumbave të Postës e cila organizon herë pas herë gara shpejtësie. Përveç një unaze në këmbë, që e shoqëron pëllumbin gjatë gjithë jetës, para se të garojnë ata pajisen me një tjetër unazë e cila me mbërritjen e pëllumbit në shtëpi të dhënat e saj me kode i dërgohen komisionit, por çdo garues në shtëpi ka një aparaturë të quajtur pedane, ku pëllumbi zbret para se të futet në kafaz dhe kjo pajisje regjistron kohën e saktë. Garuesit pasi kanë marrë informacionin që pëllumbat janë lëshuar presin në shtëpitë e tyre që ata ti nderojnë me shpejtësinë e kthimit nga vendndodhja e largët.

(BalkanWeb)