Me një sezon zyrtarisht të dështuar, Reali Madridit dhe tifozët e tij i druhen rekordit më negativ në historinë e klubit. Skuadra e Zinedine Zidane u mund 1-0 në fushën e Rayo Vallecano, ndërsa kjo disfatë bën që diferenca me Barcelonën tashmë kampione të thellohet në 18 pikë.

Untitled
Untitled

Asnjëherë më parë, “los blankos” nuk e kishin mbyllur kampionatin me një distancë kaq të theksuar me kryesuesit. Deri në mbylljen e këtij sezoni mbeten edhe tre ndeshje, por gjithsesi misioni për të evituar këtë zhgënjim të madh është i vështirë.

Download
Download

Mbi të gjithë madrilenëve iu duhen paraqitje shumë ndryshe nga ajo e fundit. Me shumë ndryshime në formacion, Reali u ndëshkua me një 11-metërsh në minutën e 23-të. Pavarësisht kohës së mjaftueshme në dispozicion, të besuarit e Zidane nuk arritën të shpëtonin nga humbja që e bën akoma më të errët sezonin e tyre.

5cc597bfdda4c823308b45e0
5cc597bfdda4c823308b45e0

Për të shmangur rekordin negativ, Reali mund të shpresojë edhe te ulja e ritmit nga ana e rivalëve të përjetshëm të Barcelonës. Lionel Messi dhe shokët e tij festuan të shtunën në mbrëmje mbrojtjen e titullit kampion dhe në javët e mbetura në La Liga mund të mos kenë motivimin e duhur.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb