Fitorja kundër Les Harbies në Kupën e Francës i dha mundësinë Dani Alves të ngrinte trofeun e 40 në karrierën e tij, por jo gjithçka shkoi mirë në këtë ndeshje për futbollistin më të titulluar në botë.

Braziliani në minutën e 80-t u detyrua të braktiste fushën e lojës pas një mbështetje të gabuar të këmbës së djathtë, duke lënë përshtypjen e një dëmtimi të rëndë.

Nga kontrollet e para, flitet për një dëmtim që mund ta lërë Dani Alveshin jashtë Botërorits që do të mbahet në Rusi, por një përgjigje konkrete do të merret ditët në vazhdim, pasi të shihet më mirë situata.

Ky lajm u bë i ditur nga “Intertective Esporte” dhe pas interesimit pranë futbollistit, u vu re se edhe vetë Alvesh është pesimist për sa i përket rikuperimit në kohë për “Botërorin 2018”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: