Zekirija Ramadani ka zgjatur edhe për dy vite konratën me Dritën. Klubi që po shkon drejt fitimit të kampionatit, ka njoftuar marrëveshjen me ish-trajnerin e Egnatias.
Ramadani është një emër që ka shkruar histori në futbollin kosovar. Kjo pasi tashmë është pranë titullit kampion me të katërtin klub në Superligë.
Më parë, 47-vjeçari ka pasur sukses te Prishtina, Feronikeli dhe Trepça.
Postimi i Dritës:
“Puna e mirë duhet të vazhdojë. Në ambientet e klubit në prani të Drejtorit Gjeneral z. Feti Murseli është zyrtarizuar vazhdimi i bashëpunimit me trenerin, Zeko Ramadani edhe për dy vite të tjera.
Besimi i klubit ndaj trajnerit Ramadani vazhdon të mbetet i palëkundur në atë që klubi ka projektuar që nga dita e parë kur Zeka iu bashkua ekipit tonë. Së bashku për misione të reja! Paç fat trajner”.