Është finalizuar në Tiranë operacioni i koduar “Foreign Escort”. Rekrutonte shtetase te huaja të cilat më pas i shfrytëzonte për prostitucion, nëpërmjet reklamimit të fotove online, arrestohet një shtetas turk.

Në pranga ka rënë 37-vjeçari nga Turqia, Isa Yaman.

Policia e Tiranës njofton gjithashtu se ka proceduar penalisht edhe 9 shtetase të huaja për ushtrim prostitucioni.

Gjatë operacionit është sekuestruar një shumë e konsiderueshme parash, të dyshuara të përfituara nga ushtrimi i kësaj veprimtarie, si 3 telefona celularë e 9 karta krediti.

Njoftimi:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Foreign Escort”.

Rekrutonte shtetase te huaja të cilat më pas i shfrytëzonte për prostitucion, nëpërmjet reklamimit të fotove online, arrestohet një shtetas turk.

Procedohen penalisht 9 shtetase për ushtrim prostitucioni.

Sekuestrohet një shumë e konsiderueshme parash, të dyshuara të përfituara nga ushtrimi i kësaj veprimtarie, 3 celular dhe 9 karta krediti.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me qëllim goditjen e paligjshmërisë në fushën e trafiqeve të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar një tjetër operacioni.

Në kuadër të operacionit “Foreign Escort” u arrestua shtetasi  turk  I.Y, 37 vjeç, banues në  Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzimi i prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Tirane3
Tirane3
Tirane2
Tirane2

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë 9 shtetase, për ushtrim prostitucioni.

Shtetasi I.Y, dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja, nga Kina dhe Kazakistani dhe më pas duke përdorur një faqe online i shfrytëzonte për prostitucion, duke iu siguruar klientë me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës, në një ambient të marrë me qira nga ky shtetas. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb