NGA MARIGLEN MERTIRI


TIRANE- Studentët në vështirësi financiare nuk do të shtrëngohen nga fakultetet e Universitetit të Tiranës të paguajnë njëherësh tarifën e studimeve Bachelor dhe Master.


Rektorati ka marrë parasysh kërkesën e 2 mijë studentëve firmëtarë, dhe ka kërkuar nga fakultetet që të krijohen lehtësira për ta, duke mos i penalizuar me hyrjen e tyre në provimet e semestrit të parë.


Në udhëzimin e lëshuar për fakultetet, studentët do duhet të paguajnë këstin e parë deri më 28 shkurt 2017, dhe administrata e fakultetit nuk do të pengojë regjistrimin për të hyrë në provime.

Ndërsa kësti i dytë sipas udhëzimit të Rektoratit të Tiranës parashikon që brenda 31 majit të 2017 studentët duhet të kenë paguar tarifën.

Tarifat e studentëve për 3 vitet e para të studimit variojnë nga 25 mijë lekë deri në 40 mijë lekë në varësi të fakulteteve, ndërsa tarifat për masterin i kalojnë 1500 mijë lekë në disa fakultete.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb