TIRANE- Nuk do të ketë kuota të reja të miratuara nga Universiteti i Tiranës pas datës 27 tetor. Konfirmimi vjen nga Rektori i Universitetit të Tiranë, Mynyr Koni, i cili pohon se 5300 kuotat e miratuara për këtë vit akademik janë 10% më shumë se një vit më parë. Koni thotë dhe se ato janë vendosur mbi bazën e kapaciteteve që ky Universitet ka, si në staf, ashtu edhe në ambientet që disponon.

Por ai tha se ka një vendimmarrje e cila mund të ndodhë pas kësaj date nga senati akademik.

Rektori Mynyr Koni pohon se 80% e kuotave janë plotësuar, dhe shpreson që deri në fund të kësaj faze të plotësohen edhe vendet e mbetura bosh.

Rreth 5400 kuota janë parashikuar edhe për ciklin e dytë të studimeve në këtë universitet, të cilët këtë të hënën shpallin listat e fituesve, ndërsa regjistrimet vijojnë deri më datën 28 tetor.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb