Rektorja e Universitetit Europian të Tiranës, Nevila Nika njofton se në kuadrin e gjendjes së jashtëzakonshme, të shpalluar nga qeveria shqiptare për shkak të tërmetit që preku vendin të martën, UET vendosi të shtyjë sezonin e provimeve të pjesshme të semestrit të parë, nga datat 2-7 dhjetor për në datat 10-14 dhjetor.

“Duke qenë pranë çdo familje që ka humbur të dashurit e tyre; duke qenë mbështës të kujdo që është dëmtuar në jëtë fatkeqësi, psikologjikisht, fizikisht apo ekomikisht, stafi i UET, uron që së bashku të gjejmë kurajon dhe forcën shpirtërore për tu ringritur. Ne si universitet, do të ndërmarrim iniciativat tona për t’iu gjendur sadopak në ndihmë të dëmtuarve nga kjo fatkqësi me kapacitetet e specializimin e personelit tonë akademik”, u shpreh rektoroja e UET përveç së tjerash.

Mesazhi i Rektores së UET, Prof Dr. Nevila NIKA:
Të nderuar studentë të UET! Në situatën e krijuar dhe në kuadrin e gjendjes së jashtëzakonshme, të shpalluar nga qeveria shqiptare, ju njoftojmë se UET- Universiteti Europian i Tiranës vendosi të shtyjë sezonin e provimeve të pjesshme të semestrit të parë, nga datat 2- 7 DHJETOR për në datat 10- 14 DHJETOR.

Shqipëria dhe bashkëqytetarët tanë, në zonat e Tiranës Durrësit dhe Krujës janë duke përjetuar orë dhe ditë të vështira, nga më të vështirat në historinë tonë të tre dekadave të fundit. Fatkeqesia natyrore e tërmetit të së martës, inercia dhe pasojat e tij janë për koshiencën tonë kolektive, prova të vështira të ekzistencës sonë dhe të jetës sonë shoqërore.

Duke qenë pranë çdo familje që ka humbur të dashurit e tyre; duke qenë mbështës të kujdo që është dëmtuar në jëtë fatkeqësi, psikologjikisht, fizikisht apo ekomikisht, stafi i UET, uron që së bashku të gjejmë kurajon dhe forcën shpirtërore për tu ringritur. Ne si universitet, do të ndërmarrim iniciativat tona për t’iu gjendur sadopak në ndihmë të dëmtuarve nga kjo fatkqësi me kapacitetet e specializimin e personelit tonë akademik.

Sakaq, ne besojmë se shpresa dhe ideja e të ardhmes është triumfuese ndaj fatkeqesie të momentit, duke na bërë gjithaq me reflektues për sfidat e të ardhmes për shoqërinë tonë, për faxën tonë të re të zhvillimit, për pērgjegjshmëri në çdo sferë të jetës së vendit, për realizëm dhe për kurajo për të ardhmen. Edhe një herë, solidaritet, mbështetje dhe kurajo për këdo që kjo fatkqesi ka prekur në çdo lloj forme! Kurajo dhe shpresë për të ardhmen!

Profesor, Doktor Nevila NIKA, rektore e Universitetit Europian të Tiranës. /Gazeta Liberale

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb