Real Madridi duket se gjetur rrugën e duhur në La Liga pasi arritën të mposhtin Espanyolin me rezultat 2-4 në ndeshjen e javës së 21-të.

Golat për ‘Los Blancos’ u shënuan nga Benzema (4′ dhe 45′), Ramos (15′) dhe Bale (67′).

Vendasit realizuan me anë të Babtisto në minutën e 25-të. Nuk mungoi as kartoni i kuq në këtë ndeshje pasi Raphael Varane u përjashtua në minutën e 72-të, kjo motivoi paska vendasit të shënojë golin e dytë me anë të Roberto Rosales (81′)

Me këtë fitore, Reali renditet në vendin e tretë me 39 pikë, 10 më pak se Barcelona që mban vendin e parë pas fitores 2-0 ndaj Gironas.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: