Shqipëria e nisi aventurën në Ligën e Kombeve, në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa triumfoi 1-2 ndaj Ukrainës në Pragë. Ndërkohë që dy duelet e radhës kanë lënë për të dëshiruar. Fillimisht kuqezinjtë u mposhtën në “Air Albania” ndaj Gjerogjisë me rezultatin 0-1 në datën 10 shtator, ndërkohë që edhe ditën e premte, ekipi i Silvinjos zhgënjeu duke u mposhtur 2-0 nga Çekia.
3 ditë më vonë, kuqezinjtë reaguan siç duhej, duke marrë 3 pikë të arta në Tbilisi, ku mposhtën Gjeorgjinë me rezultatin 0-1, falë golit të Kristjan Asllanit.
Dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në UEFA Nations League Shqipëria do t’i zhvillojë në shtëpi. Takimi i parë në muajin nëntor do të jetë ndaj Çekisë më datë 16 në orën 20:45, ndërsa ndeshja e fundit e grupit do të luhet më 19 nëntor ndaj Ukrainës po në orën 20:45.
Momentalisht Shqipëria renditet në vendin e tretë me 6 pikë në 4 ndeshje, po aq sa Gjoergjia e vendit të parë, dhe Çekia e vendit të dytë që ka një ndeshje më pak.
Më poshtë, edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në UEFA Nations League:
07.09.2024 Ukrainë – Shqipëri 1-2
10.09.2024 Shqipëri – Gjeorgji 0-1
11.10.2024 Çeki – Shqipëri 2-0
14.10.2024 Gjeorgji – Shqipëri 0-1
16.11.2024 Shqipëri – Çeki 20:45
19.11.2024 Shqipëri – Ukrainë 20:45