Kombëtarja e Shqipërisë vazhdon rënien e lirë në renditjen e përgjithshme të FIFA. Fitorja 2-0 kundër Moldavisë nuk ka mjaftuar, teksa ecuria më e mirë e përfaqësueseve të tjera në periudhën e fundit ka bërë që skuadra kuqezi të humbasë edhe katër pozicione të tjera.

Shqiperi
Shqiperi

Kështu, në përditësimin e fundit të klasifikimit të përgjithshëm të qeverisë botërore të futbollit, Shqipëria mban vendin e 66-të. Në renditjen e një muaji më parë ajo ishte në vendin e 62-të. Sa i përket rivalëve të grupit H eliminator për Euro 2020, skuadra kuqezi e drejtuar nga Edi Reja la pas vetëm Andorrën dhe Moldavinë, që klasifikohen në pozicione më të ulëta.

Kosova
Kosova

I ndryshëm është diskutimi për Kosovën. Pasi ruajti ecurinë rekord pa humbje në 14 ndeshjet e fundit, skuadra e drejtuar nga Bernard Shalande vijon ngjitjen në renditjen e FIFA-s. Ajo ka fituar gjashtë pozicione dhe mban vendin e 121-të.

Fifa Kryesuesit
Fifa Kryesuesit

Nuk ka ndyrshime në vendet e para të klasifikimit të përgjithshëm botëror. Belgjika ruan kryesimin, ndërsa treshja e parë plotësohet me Francën kampione të botës dhe Brazilin.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb