Shqipëria arrin të ngrejë kokë në renditjen e fundit të publikuar nga FIFA, duke i ngjitur në vendin e 61-të në botë me 557 pikë. Lajmi në këtë renditje është dalja e Spanjës pas disa vitesh nga dhjetë skuadrat më të mira në botë. “La Roja” magjike e cila fitojë gjithçka nga viti 2008 deri në vitin 2012 tashmë pozicionohet në vendin e 11. Interesant është edhe fakti që është Italia ajo që rikthehet në 10-shën më të mirë të botës. Ky ishte i vetmi ndryshim në 10-të skuadra e para, një renditje e cila vijon të kryesohet nga Gjermania e ndjekur nga Argjentina, Kolumbia, Belgjika, Holanda, Brazili, Portugalia, Franca dhe Uruguai.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb