Reali i Madridit është klubi më i dashur nga tifozët dhe si i tillë, ai me influencën në të madhe në botën e futbollit. Nuk është një suprizë për trofetë që ka fituar dhe historinë e tij, por tani gjithçka është e konfirmuar në klasifikimin sipas “France Football”.

49003
49003

Revista prestigjoze e mbështet këtë renditje në një studim të thelluar mbi dhjetë kritere: titujt e fituar nga skuadra, çmimet individuale të lojtarëve, impakti botëror i klubit, aktiviteti dhe ndjekja në rrjetet sociale, të ardhurat financiare, shitja e fanellave, transferimet në merkato, vlerën në tregun global, numrin e futbollistëve kampion bote në skuadër dhe imazhin e tij. Mbi të gjithë këto parametra, Reali i Madridit fiton mbi të gjithë dhe zyrtarisht mund të quhet klubi më i dashur në botë.

1045158060.jpg.0
1045158060.jpg.0

Në vendin e dytë të klasifikimit të “France Football” renditet Barcelona, edhe kjo një fituese e madhe në Spanjë dhe arënën ndërkombëtare dhe aq më tepër që në skuadër ka një futbollis si Lionel Mesi. Pas dy klubeve iberikë, pozicionin e tretë në këtë rebditje e mban Mançester Junajtid.

Man United
Man United

Pesëshja e parë plotësohet me Bajernin e Mynihut dhe Liverpulin.

Goretzka Muller Lewy.0
Goretzka Muller Lewy.0

Mes klubeve italianë, vetëm Juventus ka një vend në dhjetë pozicionet e para, pikërisht në vendin e gjashtë.

Juventussquad
Juventussquad

Prestigji i “Zonjës së Vjetër” është rritur ndjeshëm që pas transferimit në verën e shkuar të Kristiano Ronaldos.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb