Futbolli është i tillë që ekipe të ndryshme shkëlqejnë në periudha të ndryshme. Një 10 vjeçar mund të jetë shumë i suksesshëm, por më pas gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Mbi të gjitha, ajo që mbetet e përhershme, është historia e klubit, nga e cila mund të vijnë shumë përfitime, siç është edhe shitja e fanellave.

Sot , nga “Manchester Evening Neës”, është publikuar lista me 10 ekipet e para që shesin më shumë bluze në të gjithë botën.

Nëse ka dy ekipe që konkurojnë në të gjithë aspektet, por sidomos ato financiare, janë Manchester United dhe Real Madrid, me djajtë që mbajnë vendin e parë për 2016 me 2.85 mln fanella të shitura dhe mbretërorët të dytët me 2.29 mln fanella të shitura. Diferenca me vendet e tjera është e thellë, pasi Barcelona, e treta, gjithsej ka shitur 1,98 milionë fanella.

Pesë vendet e para i plotësojnë Chelsea (1,65 milionë) dhe Bayern München (1,5 milionë), të cilat nuk kanë bërë merkato spektakolare, por vijojnë të jenë klube të dashura në mbarë botën. Ndërkohë, një fakt interesant që bie në sy menjëherë është vendi që ka zënë AC Milan. Kuqezinjtë kanë shitur 650 mijë fanella brenda një viti dhe janë përfshirë në 10-shen e parë, pavarësisht se nuk janë në elitën e futbollit evropian. Kjo do të thotë se marka dhe historia e klubit kanë vlerë të jashtëzakonshme.

Ja 10 vendet e para:
1. Manchester United, 2.850.000 fanella
2. Real Madrid, 2.290.000
3. FC Barcelona, 1.980.000
4. FC Chelsea, 1.650.000
5. FC Bayern München, 1.500.000
6. Arsenal, 1,225.000
7. Juventus, 850.000
8. Liverpool, 705.000
9. Paris St. Germain, 685.000
10. AC Milan, 650.000

Ajo që bie më shumë në sy nga kjo rënditje është se 4 skuadra janë nga “Premier Liga”, që do të thotë se shifrat e çmendura që harxhohen në merkato nga këto ekipe nuk janë pa baza.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb