Renditja e bërë nga OPTA ka përfshirë edhe skuadrat shqiptare. Në krye të klasifikimit është skuadra e Partizanit për vendin tonë duke parakaluar Egnatian dhe Vllazninë me pak pikë.
Kjo është renditja ne “Top 3”, ndërsa befasia pozitive është Tirana. Pavarësisht se ka një sezon me ulje-ngritje të shumta, këtu renditet në vendin e katërt me 69.8 pikë në total. Pas bardhebluve Dinamo, Teuta, Elbasani, Laçi, Skënderbeu dhe Bylis.
Kjo është renditja e plotë e 10 ekipeve të “Abissnet Superiores”. Mirëpo OPTA shkon edhe më tej duke renditur edhe skuadrat e Kategorisë së parë. Vlen të theksohet se Partizani është ekipi i vetëm që ndodhet brenda 1000 vendeve të para dhe ekzaktësisht 844.
Të tjerat janë poshtë 1000 vendeve. Menjëherë pas ekipeve të Superiores renditen ekipet e Kategorisë së Parë, por aty nuk ka shumë surpriza sepse thuajse gjithçka është në bazë të renditjes që kanë në atë ligë.