Reali i Madridit nuk ka lëvizur nga vendi i parë në listën e klubeve në Europë. Sipas reditjes së rifreskuar nga UEFA për renditjen e klubeve sipas ecurisë së tyre  Reali, Bayerni dhe Barcelona mbajnë tre vendet e para.

Në vendin e katërt dhe të pestë janë Aletico dhe Juventus, të cilat do të ndeshen të mërkurën në sfidën e tyre për Ligën e Kampionëve.

Nëse italianët kalojnë në fazën tjetër me shumë mundësi kalojnë dhe në këtë renditje të UEFA-s spanjollët. Në pesë vendet e para shohim një “diktat” të skuadrave spanjolle.

Ajo që bie në sy është se Sevilla është më lartë se Manchester City në këtë renditje. Përsa i përket skuadrave italiane Roma është në vendin e 12-të dhe Napoli në të 16-in, pa pasur as ulje as ngritje në këtë listë. Ndërkohë Interi është ngritur tre shkallë duke shkuar në vendin e 52-të, ndërsa Milani mbetet pa lëvizuar në vendin e 76-të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb