Java e pestë e Superiores mbylli siparin mbrëmjen e sotme ku nuk munguan surprizat. Dinamo arriti të merrte 3 pikë të arta ndaj Skënderbeut. Triumfi i parë i Ilir Dajës në krye të dinamovitëve këtë sezon, ndërkohë që Skënderbeu duket se po prek fundin me 4 pikë në 5 javë.
Dy duelet e tjera të ditës së sotme u mbyllë në barazim. Ecuri për rekord e Tiranës që në 5 javë kanë siguruar 5 barazime. Ndërkohë për sa i përket kreut, Vllaznia dhe Egnatia kryesojnë me pikë të barabarta. Në ndjekje të dy kryesuesve janë vënë Elbasani dhe Partizani me 8 pikë. Tabela mbyllet me Laçin me 2 pikë.
REZULTATET E JAVËS SË PESTË:
TEUTA-VLLAZNIA 1-2
EGNATIA-BYLIS 4-0
LAÇI-PARTIZANI 1-1
DINAMO-SKËNDERBEU 2-1
TIRANA-ELBASANI 1-1
RENDITJA: