Pas sulmit të frikshëm terrorist që ndodhi në tregun e Krishtlindjeve të qytetit gjerman të Magdeburgut, Bild ka raportuar se bilanci i viktimave ka shkuar në 2 dhe 15 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Të dhënat e mediave gjermane janë paraprake.
Sakaq, shërbimet e urgjencës në Magdeburg raportuan se nga 60 deri në 80 persona u plagosën në sulm.
Makina eci për “të paktën 400 metra nëpër tregun e Krishtlindjeve” mes turmës së njerëzve, tha një zëdhënës i policisë për mediat gjermane.
Magdeburg, në perëndim të Berlinit, është kryeqyteti provincial i Saksonisë-Anholt dhe aty banojnë rreth 240,000 njerëz.
(BalkanWeb)