Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e sotme është nisur me urgjencë drejt Kalimashit.
Një vatër zjarri shpërtheu mbi tunelin e Kalimashit duke e shndërruar atë në një problem serioz. Flakët të ndihmuar edhe nga era u përhapen duke krijuar një pamje apokaliptike.
Meta tha se tuneli i Kalimashit është plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt. Ai falenderoi edhe angazhimin e strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe Kosovës.
Presidenti u shpreh se në orët e para të mëngjesit do të vijnë më shumë forca për të fikur zjarret në malin e Rrunjës.
Ilir Meta
Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt.
Falenderim për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës.
Ndërsa vazhdon puna për të mbrojtur tunelin, sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës, për të mbrojtur jetët njerëzore dhe banesat e Shëmrisë.