Një aksion i gjerë po zhvillohet këtë mbrëmje nga Policia e Shtetit, Forcat Operacionale të Tiranës, RENEA dhe FNSH. Uniformat blu janë vënë në ndjekje të personit të dytë, që dyshohet se ka lidhje me atentatin e 1 nëntorit ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

Mësohet se policia po kryen kontrolle të shumta në qytetin e Vlorës dhe të Lushnjës, ku dyshohet se fshihet një prej autorëve të ngjarjes së rëndë.

Kujtojmë që për atentatin deri më tani është arrestuar 34-vjeçari Redjan Rraja, si i dyshuari kryesor për atentatin që la pas dy të plagosur dhe një të vdekur. Andi Maloku humbi jetën sot pas gjashtë ditësh në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb