ELBASAN

 Forcat speciale të RENEA-s kanë ndërmarrë një aksion të gjerë këtë mëngjes, me kontrolle të shumta në qytetin e Elbasanit, në kuadër të operacionit “Forca e ligjit”. RENEA ka ushtruar kontrolle në lagjet e konsideruara problematike në këtë qytet.

Mësohet gjitashtu se që prej mëngjesit të sotëm, forcat RENEA kanë bllokuar të gjithë hapësirën ku ndodhet resorti “Univers” në pronësi të familjes Çapja. Prej disa orësh, RENEA po ushtron kontroll në të gjitha ambientet e resortit, raporton “Balkanweb”.

Policia mësohet se ka shoqëruar disa persona pas kontrolleve, por detajet e këtij operacioni do t’i bëjë të ditura Policia e Shtetit përmes një deklarate zyrtare.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb