Deputeti i Partisë Demokratike Florjon Mima, në një postim në ‘Facebook’ shpreh shqetësimin për rënien e çmimit të naftës në tregun botëror, në një kohë që vendi ynë eksporton 12 milion tonë naftë. Sipas Mimës kjo rënie e çmimit do të ndikojë drejtpërdrejt në arkën e shtetit.

Edhe pse kjo gjë do të ndodhë, sipas Mimës qeveria jonë shprehet me gëzim për rënien e çmimit të naftës. ‘Qeveritë kudo në botë janë shqetësuar nga rënia me 1/3 e çmimit të naftës. Vetëm kjo e jona e lumturuar. Madje dëliri shkon deri në absurditet: “Rënia do vazhdojë edhe vitin që vjen”-deklarohet gati me ngazëllim.

Thjesht për të qetësuar popullin se taksa e re e qarkullimit nuk do te rriska çmimin e karburanteve(!?). Harron që eksporton çdo vit rreth 1.2 milionë tonë naftë dhe rënia e çmimit përkthehet në rreth 30 milionë dollarë më pak në arkën e përbashkët të cilat së bashku me 70 milionë dollarët e taksës së re janë 100 milionë dollarë më pak në xhepat e shqiptarëve dhe në arkën e tyre të përbashkët’-shkruan deputeti i PD Mima.

(o.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb