Ole Gunar Solskjaer nuk po kalon orë të mira te Mançester Junajtidi. Tekniku norvegjez, që pasoi Murinjon dhjetorin e shkuar, po dështon të marrë rezultate në këtë sezon me “Djajtë e Kuq” që vijojnë të lënë pikë javë pas jave dhe e shohin veten jo vetëm larg zonës titull, por edhe zonës Champions, çka po rikthen fantazmat te tifozët që i druhen një tjetër sezoni të dështuar.

Por jo vetëm ambienti, tashmë Solskjaer duhet t’i bëjë llogaritë dhe brenda shtëpisë. Sipas asaj që raporton “The Sun”, pozicioni i tij është gjithnjë e më i pasigurt. Shumë prej lojtarëve kryesorë të ekipit kanë humbur besimin te trajneri norvegjez, madje kanë mbërritur deri në atë pikë sa nuk ndjekin as udhëzimet e tij gjatë ndeshjeve. Ndeshja e radhës me Liverpulin mund të jetë dhe shansi i fundit i Solskjaer për të shpëtuar postin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb