Kastrioti ra nga Kategoria, pas një edicioni mjaft të dobët. Pas humbjes 3-0 me Laçin, trajneri i krutanëve, Emiljano Çela u ndal te problemet e skuadrës.

“Keqardhje shumë e madhe që ky grup të përfundonte me këtë lloj dështimi, qoftë në fazën e ndërtimit të ekipit, qoftë në mënyrën si punuam, si u futëm në kampionat, patëm shumë probleme. Duke marrë shkas që nga bllokimi i merkatos, te problemet me lojtarët, te dëmtimet. Ishte një sezon shumë i gjatë. E mendonim që do ishte një sezon me probleme” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: