Trajneri i Laçit, Francesco Moriero u shfaq i mërzitur pas barazimit 1-1 ndaj Vllaznisë, rezultat ky që dërgon kurbinasit në Kategorinë e Parë.
“Sot është një ditë shumë e trishtë, Laçi nuk meritonte të binte nga Kategoria për lojën që ka treguar në fushë. Respektoj gjithmonë verdiktin e fushës edhe sot që mbaroi kampionati nuk jam i kënaqur.
Ka qenë një eksperiencë e rëndësishme, kam kërkuar të jap eksperiencën time për lojtarët. Është normale që kur nuk ke rezultate ka shumë keqardhje. Jam njeri i sportit e pranoj verdiktin, por më shumë jap shpirtin në fushë. Kemi bërë gabime individuale që janë pjesë e futbollit.
Ajo që më bezdis është pjesa e gjykimit, janë disa episode shumë të dyshimta. Kam dhënë gjithçka për të shpëtuar, e ardhmja ime nuk ëhshtë e rëndësishme, e rëndësishme është të rikthehet Laçi në formë të mirë”, u shpreh Moriero.
