Aksi nacional Librazhd-Elbasan është bllokuar te vendi i quajtur “Kthesat e Murrashit”, për shkak të rënies së gurëve.

Një fadromë po punon për largimin e dherave dhe inerteve nga shpati i kodrës.

Në këtë segment problematika e rënies së gurëve është e përhershme kur moti shoqërohet me reshje shiu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb