GJERMANI– Pranimi i Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë në Bashkimin Evropian duhet të jetë përparësi, deklaroi kryeministri italian, Matteo Renzi për gazetën gjermane ”Die Welt”.

”Bashkimi Evropian u zgjerua vetëm në Lindje, ndërkohë që ishte një gabim tragjik dhe historik lënia jashtë e vendeve ballkanike”, theksoi ai.

“Këto vende gjenden në radhët e para të krizës evropiane të refugjatëve”, deklaroi Renzi.

Këto deklarata vijnë pasi përfaqësuesit e BE-së thanë tetorin e kaluar se i druhen faktit që trafikantët e njerëzve mund të hapin një linjë të re detare Itali-Shqipëri, nëse kufijtë tokësorë të Ballkanit do të mbylleshin.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: