Psikozë sulmi për Matteo Renzin. Kështu shkruajnë mediat italiane, pasi Kryeministri Matteo Renzi gjatë takimit me presidentin e Kenias, Uhuru Kenyatta u paraqit me jelek anti-plumb.

Në foton e marrë nga një video-regjistrim zyrtar nga takimi, jeleku është i dukshëm fare qartë pavarësisht se fshihet nga xhaketa.

Revista “Nairobi News” e konsideron ofrendim një gjest të tillë dhe e ironizonte foton: “Nuk e ka marrë shumë seriozisht ftesën e presidentit të Republikës së Kenias që ka nisur të merret me sigurinë?”. Duke vijuar më tej se kenianët mund të ndihen në siklet nga ky gjest pasi tregon se Renzi nuk ka besim tek organet vendase të sigurisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: