TIRANE – Të dy janë të famshëm dhe shumë të pëlqyer nga publiku. Megjithatë, dihet botërisht që dy reperët kanë një luftë të hapur mes tyre. Si Noizy, ashtu edhe Getoari, njihen për një rivalitet mes njëri-tjetrit, aq sa dhe në tekstet e këngëve të tyre, shpesh ka akuza drejtuar reperit kundërshtar. Ashtu ka ndodhur edhe këtë herë. Veçmas këngës, Noizy dhe Geti e kanë shtrirë rivalitetin edhe në luksin që përdorin. I pari që ka pozuar me një makinë luksoze ka qenë Noizy, ku makinën e tij personale e ka përdorur edhe në klip. Pas tij, edhe reperi kosovar ka lançuar një foto, ku shihet e njëjta pozë si ajo e Noizy-t, po në një makinë tejet luksoze. Me sa duket, dy djemtë aq të pëlqyer do ta sfidojnë njëri-tjetrin jo vetëm në muzikë, por edhe në të përditshmen e tyre.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: