“Po jetojmë në epokën e Feros”! Kështu së paku kishte deklaruar këngëtari i ri, Fero, i cili po kërkon që të rrëmbejë vëmendjen e rubrikave rozë të mediave shqiptare.

Së fundi, reperi i këngëve “Gang gang” dhe “A pe din qysh”, ka befasuar të gjithë fansat. Në koncertin e fundit të gjithë mbetën të shtangur kur në skenë nuk doli reperi, por një arkivol.

Pas disa çastesh nga arkivoli del Fero dhe nis të performojë dhe këto momente të frikshme i solli në rrjetet sociale.

“Edhe nëse vdes unë, veprimtaria ime nuk vdes”, kishte shkruar ndër të tjera në llogarinë personale në Instagram. Këngëtari është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë këtij viti kalendarik.

Suhareka Lastnight Mad Lit ? GANG GANG Outfit from @mrrex_fashion

A post shared by FERO / ALLES BABA (@ferofera) on

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: