TIRANE – “S’jena mo”, “Dashni” dhe e fundit “Katile” janë tri nga hitet më të pëlqyera të Majk dhe grupit Babastars. Kudo në koncerte, të gjithë i këndojnë me pothuaj çdo fjalë dhe kërcejnë me muzikën e tyre.

Edhe këngë të tjera ka pasur para dhe pas tyre, po sa herë del Majki në skenë, publiku kërkon me ngulm njëzëri secilën prej tyre – edhe një herë tjetër. Edhe mbrëmjen e sotme, Majk nga ngritur publikun në këmbë që ka kënduar dhe ka kërcyer me të në skenën e “C’est la vie”, ku reperi ishte i ftuar special.

Energjia që i dha të gjithë publikut përfshiu edhe Marinën, e cila, si më e afërta e grupit Babastars, nuk ia kurseu Majkit pa ia bërë një pyetje. Gjatë gjithë muajve të fundit, sidomos pasi Majk publikoi “Katile”, lajmi se kënga ishte një dedikim personal u përhap menjëherë dhe gati-gati u besua nga të gjithë shkruan Class.

Natyrisht, reperi heshti edhe kësaj herë, por me sa duket, ngaqë brenda këtyre aludimeve kishte diçka të vërtetë brenda. Kështu, pasi Marina nisi ta ngacmojë për lajmet e portaleve, Majk, i ndier keq, iu lut të mos e ngacmonte. Marina, për një moment tha se nuk do ta bënte, por vetëm një pyetje e saj mjaftoi për të kuptuar: “Cila nga këto tri këngë është një dedikim personal?” Majk, nga dëshira për ta anashkaluar, iu përgjigj si fillim “Asnjëra”, por Marina nuk e besoi:

“Po si asnjëra? Vetë i ke shkruar, nuk je inspiruar nga jeta jote?” Dhe Majk nuk e vazhdoi gjatë, por konfirmoi se, të paktën njëra prej tyre vjen nga një histori personale. Ose të tria: “Dëgjova një nga publiku një që tha të tria”, – tha ai me të qeshur duke lumturuar Marinën që mori përgjigjen që donte (dinte).

Në fakt, e dinim. Nuk kishim dyshime: Ata nuk janë më bashkë (S’jena mo), xhelozia mund të ketë qenë shkak për këtë (Dashni) dhe në fund, ajo ia ktheu zemrën… Por para se t’ia kthente, ia theu (Katile). Të tria apo jo, kush e tha nga publiku?
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb