Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy ka marrë një dhuratë të veçantë edhe pse festat kanë pak ditë që kanë kaluar. Noizy ka publikuar së fundmi një foto në rrjetin social Facebook, duke pranuar librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin.

“Sot duke pranuar si dhuratë librin e shenjtë te fesë myslimane”, ka shkruar reperi në staustin e tij, bashkangjitur me foton ku shfaqet duke marrë dhuratën nga një person tjetër. E sigurisht nuk kanë munguar komentet e ndryshme të fansave të tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb