TIRANE- Akademiku Artan Fuga i përgjigjet analistit Mustafa Nano pas shkrimit të këtij të fundit që e cilësoi gjest prej llastice, publikimin e një kërcënimi nga Fuga. Akademiku thotë se ndjehet mirë që Nano është bindur se Akademia e Shkencave duhet reformuar, shqetësim i ngritur nga Fuga, pas të cilit i erdhi edhe kërcënimi: Hiq dorë ose largohu.

Duke iu drejtuar me shprehen “Miku im” profesori i komunikimit sqaron arsyet pse mendon që Nano është listuar në anën e së keqes. “Kërcënimin e quan kur të kërcënojnë me jetë, jo kur të kërcënojne me prerje rroge, me heqje, me përjashtime. Aq ndjeshmëri ke treguar, cfarë të them! Ka një boshllik semantik në formimin tënd miku im”,- i thotë Fuga në replikë.

SHKRIMI I PLOTE I ARTAN FUGES
Edhe Mustafa Nano më në fund u bind se Akademia e Shkencave
duhet të reformohet !
———————–
Mustafai (Nano) gjithmonë më bën të buzëqesh miqësisht, më sjell në haré, tek e kundroj që kujton se mund të ndërtojë argumente thjesht mbi ato që lexon në plan të parë, pa parë se çfarë ka mbrapa shkronjave, dhe i dalin gjithmonë gjërat e cuditshme, pa u munduar të shohi se çfarë ka pas tyre, pa investiguar në këtë rast për gjendjen e lirisë të mendimit në institucione.
Mirë bën që thotë se akademia e shkencave duhet reformuar rrënjësisht madje.
Kaq faleminderit Much ! Argumentet e mia të kanë bindur. Të tjerat nuk kanë pikë rëndësie.
Ji i pranishëm si gazetar në datën 4 shtator në seancën e zgjedhjeve farsë dhe do të shohësh se gjithçka kam ngritur e ngre prej kohësh është e saktë dhe uluritëse!
Po vazhdoj për qef e kënaqësi tani! Kam pak kohë!
Nuk prish punë se ti nuk kupton që të tërsëllimosh kërkënd qoftë edhe virtualisht, edhe si anonims, kur ai është duke ushtruar funksionin e vet publik, është pengesë për të kryer detyrën, vecanërisht kur ai tërsëllimuesi të thote : pusho ose largoju këndej !
Njësoj sikur ata që të paguajnë ty ku boton, të thonë : përkrahe Fugën ose largoju! :) ose njësoj kur drejtori i një gazete të thotë : Me masakruan profesionalisht sepse donin të më censuronin, edhe ai llasticë është!
Ca po të bëjmë mo burrë!
Edhe kur dikush e bën këtë duke u përpjekur me mjetet që ka të më mbylli gojën ti, i akordon rrethana lehtësuese për shkak se atij ndoshta i prishet rutina e ngrënies mëngjes nga kritikat e mia.
Në vend të mbrosh fjalën e lirë nga cdo anonims! Je pozicionuar keq miku im, mbron padashje ose jo xhelatët e fjalës së lirë që e ndrydhin atë me cdo mjet e mënyrë që kanë.
Ke marrë anën e së keqes këtë radhë Much!
Anonimsi deshi ta lija komentin e tij ndonëse acarohej nga kritikat e mia, une e botova për t’ia plotësuar dëshirën, se unë nuk jam si ata, duke e trajtuar si një presion kercenues.
Por, ti Muçi edhe fjalën “kërcënim” e trajton gabim edhe kur mbështetesh në fjalor. Sepse ti kujton se fjalori është tërësia e kuptimeve absolute që një fjalë ka në jetën e përditshme të një shoqërie. Ky është serioz si defekt yti metodologjik Muç në filozofinë e semantikës, por bisedojmë ndonjëherë kur të pimë kafe ose çaj.
Ky është problemi yt ! Dëgjomë mua si mik! Se e ve re edhe herë të tjera! Merr shkronjën për objektin që ajo do të duhej të simbolizonte.
Tekstin e shkruar e merr për provë finale! Ka një boshllik semantik në formimin tënd miku im!
Kërcënimin e quan kur të kërcënojnë me jetë, jo kur të kërcënojne me prerje rroge, me heqje, me përjashtime.
Aq ndjeshmëri ke treguar, cfarë të them!
Sigurisht nuk botova vazhdimet e atyre mesazheve sepse nuk doja ta ndyeja më shumë faqen time facebook.
Ndofta Mustafai, i pandjeshëm, i pallastuar, si gjithmonë kujton se të kërcënosh, intimidosh, fyesh është vetëm kur dikush të vjen me ndonjë copë huri dhe të thotë :
Ta futa kokës po hiq dorë nga teza se shqiptarët nuk provohet se vijnë nga ilirët!
Ose : Te hyra më shqelma ose prano se gruaja e Skënderbeut është me origjina sërbe!
Ka metoda të tjera Muç, por mbase ti nuk i ndjen!
Gjithsesi me Muçin kurrë nuk mërzitem sepse e vlerësoj sportivitetin e tij ekstrem, që sigurisht nuk ka lidhje me gazetarinë e faktit, në fakt ai bën gazetarinë e opinionit dhe deklaratave, post-truth journalism, dhe pa bërë investigimet e duhura, flet me opinione të lira, të lira si eraaaa!
Aq shumë merr shkronjën për realitet sa më identifikon mua me zhurmën që u bë për atë kërcënim. Unë shkruajta duke i lënë hapësirë kërcënuesit anonims, kurse Muçi kujton se unë aty ndejta, duke ngrënë thonjtë.
Jo ore Much xhani jo, unë vazhdova ditën time të punës dhe të qefit pa t’u llastuar sidomos ty, dhe as kam lidhje me atë që u debatua nga të tjerë.
Por, Muchi i shërben cështjes si gjithmonë gati. Në vend të merret me faktin sesi një akademik censurohet prej vitesh brenda akademisë dhe detyrohet të dali publikisht, censurim që është një formë represioni, merret me gjëra fluturake dhe të sipërfaqshme, jo llastica jo fjalori.
Sa keq Much !
Gjen edhe qëllimet e mia se përse botova atë kërcënim. Je i fortë miku im Mustafa!
Puna është se e flasim këtë çështje në kohë të lirë të të rrëfej më gjatë represione dhe privacionet e vërteta për shkak të mendimit kritik.në institucione. Se deri tani nuk t’i kam thënë për të mos … t’u llastuar!
Ika tani se është problemi i akademisë dhe i kërkimit shkencor që debatohet dhe jo etiketat e tua ndaj meje dhe as debatet horizontale që në këto çaste nuk më interesojnë fare.
Miqësisht, Much !
Nga Fuga

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: