TIRANË- Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe kryetarja e Komisonit të Shëndetësisë, Albana Vokshi kanë replikuar për ligjin e barnave.

Vokshi deklaroi se Agjencia e Kontrollit të Barnave është më e korruptuara, ndërsa ministri në replikë i tha se në kohën e qeverisë Berisha u licencuan barnat në dy ditët e fundit të qeverisjes. “Sot procedura e kontrolleve është shumë e gjatë”,- tha ai.

Më tej Vokshi akuzoi se sot po i hapet rrugë pa asnjë kriter çdo ilaçi nga Ballkani. “Kush është klienti i qeverisë që përfiton nga ky projektligj?”, pyeti Vokshi, ndërsa shtoi se “Barnat nga India ambalazhohen dhe më pas shiten”.

Ministri sqaroi më tej se ka një sërë hallkash që kontrollojnë barnat, ndërsa deputetja e PD-së e cilësoi ministrin si simbol të klientelizimit.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: