TIRANE- Pas replikave të akademikut Artan Fuga me analistin Mustafa Nano në lidhje me kërcënimin që iu bë Fugës, pasi vendosi të flasë për problemet që sipas tij po çojnë drejt degradimit Akademinë e Shkencave, ka edhe reagime të tjera.

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho shkruan në profilin e tij se analisti Nano është ideator dhe inspirues i koalicionit të qelbësirave.

“Eshte ideatori dhe inspiruesi i koalicionit te qelbesirave”,- shprehet deputeti i PD-së.

Më herët Fuga replikoi me Nanon që e quajti “gjest prej llastice” publikimin e kërcënimit që i ishte bërë pedagogut të kuminikimit. Fuga sqaroi arsyet pse mendon që Nano është listuar në anën e së keqes. “Kërcënimin e quan kur të kërcënojnë me jetë, jo kur të kërcënojne me prerje rroge, me heqje, me përjashtime. Aq ndjeshmëri ke treguar, cfarë të them! Ka një boshllik semantik në formimin tënd miku im”,- i thotë Fuga në replikë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb