Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, replikoi sot gjatë seancës plenare me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxhaj, lidhur me ndikimin e bandave në emërimin e drejtuesve të Policisë.
Bardhi në replikë me Hoxhën tha se i referohej dokumenteve zyrtare në dosjet e SPAK. Në këtë kuadër Bardhi tha se emërimet në Policinë e Shkodrës bëheshin nga Bajrat dhe Pëllumb Gjoka.
“Si zëdhënës i tij në këtë seancë, ke ndonjë përgjigje?! Ke përgjigje se Pëllumb Gjoka emëronte dhe shkarkonte drejtuesit në polici. Ke përgjigje, se “vëllai” i tij po i bëhej Ministër i Brendshëm. Ke përgjigje për këtë?! Mos më trego mua raportin e EUROPOL, se e di më mirë se ty”, tha Bardhi.
Reagimi nga Gazment Bardhi
Nuk përmenda raportin e EUROPOL. Nuk e di ca hyn këtu. Ju referova dokumentave zyrtare që ndodhen në dosjet e SPAK. Dhe po ta përsëris siç ti e di shumë mirë, në policinë e Shkodres dy individ të ngrenë dhe të ulin.
Bajrat për të cilët do të flas një ditë tjetër, me dokumenta se unë nuk flas pa dokumenta dhe Pëllumb Gjoka. Të fola për emërimin e Pëllumb Gjokës. Si zëdhënës i tij në këtë seance, ke ndonjë përgjigje?! Ke përgjigje se Pëllumb Gjoka emëronte dhe shkarkonte drejtuesit në polici. Ke përgjigje, se “vëllai” o tij po i behej Ministër i Brendshëm. Ke përgjigje për këtë?! Mos me trego mua raportin e EUROPOL, se e di me mirë se ty”