TIRANE– Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nuk tërhiqet ndaj deklaratave dhe kritikave ndaj Ministrisë së Arsimit dhe ministres Lindita Nikolla në lidhje me reformën në arsim.
Pak ditë pasi kërkoi publikisht të mos përsëriten gabimet e vitit të kaluar me maturën shtetërore, bashkëshortja e kreut të Kuvendit, Ilir Meta ka reaguar sërish sot përmes një statusi në Facebook, ku ka këshilluar të rinjtë të mos bëjnë kompromis në kurriz të dijeve, pasi ministrat e deputetët ikin e vijnë.
“Asnjëherë mos bëni kompromis në kurriz të dijeve tuaja. Ministrat dhe deputetët ikin dhe vijnë dhe ajo çka ju mbetet është arsimimi i mirë.
Besoni gjithmonë në bindjet dhe idetë tuaja dhe kurrë mos besoni se ai që ka më shumë pushtet ka gjithmonë të drejtë.
#NjeShansPerTeGjithe”- ka shkruar Monika Kryemadhi.
Ndërkohë një ditë më parë Lindita Nikolla ‘sulmoi’ Kryemadhin përmes një statusi në Facebook duke shtuar se gjithçka bëhet për disa vota më shumë.
(d.d/BalkanWeb)
LSI forc stabiliteti
Lindita eshte hajdute ???? Me ke e krahason ti ? ???? Hajde cader hajde
Ska turp, Pse të ket kur ka plot merrhuma që i shkojn pas hajdutes që u ka marr paret dhe i servilen për ndonje kothere.
ah te mjeret ju kush eshte ai i marre qe meret me ty o kryevogel
Ti sulmon po lindita eshtee dhe hajdute.