Vijon replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës, Lulzim Basha. Pasi kreu i qeverisë përgjatë ditës së sotme ka publikuar qëndrime të liderëve europianë, si Tusk, Macron, Conte si dhe Merkel, ku përkrah tyre vendoste edhe deklaratat e Bashës, ky i fundit i është kundërpërgjigjur sërish.


Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha tha se opozita mbështet 100% qëndrimet e liderëve të BE në lidhje me integrimin e vendit, ndërsa shton se ata refuzojnë Ramën.


“Ne mbështesim 100% qëndrimet e liderëve të BE. Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqipëria meriton më të mirën. Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Ata duan ta pranojnë Shqipërinë, por në mënyrë të përsëritur ata refuzojnë Ramën”, shkruan Basha.

74474654 2699882926729538 1999868735887769600 N
74474654 2699882926729538 1999868735887769600 N

(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: