TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli për kuotat e mbetura bosh në universitete. Topalli akuzoi Ramën se po favorizon privatët për të shkuar atje studentët dhe për këtë e të tjera do ishte e gatshme ta rrëzonte nga karrigia, por ky i fundit e quajti “aktore të mirë”, që shkonte rrotë më rrotë me Tinka Kurtin, teksa i përmedi rastin e fotos së një vajze që mbante në dorë seancën e kaluar, e cila nuk kishte fituar shkollën.

Topalli: Vulgarizim, vjen në parlamentit për të hequr vëmendjen nga. problemet e vendit. Nëse do ishte për mua do të sillja njerëzit para kryeministrisë për të të rrëzuar, je vulg e sadist. Universiteti në Francë, Vjenë e Milano ka javë e muaj që ka nisur. Sot vendet bosh në universitetet tona nuk janë zënë, pasi i ke mbajtur studentët në ankth, panik e frikë për të mos shkuar në degën që duan ata kanë shkuar në universitetet private që të shërbejnë ty si zvarranikë.

Rama: Jozefinë, the c’nuk the po s’kuprtova çfarë the. Ti as që e di çfarë deshe me thanë. Unë fola për fakte siç fola këtu kur dole me atë foton dhe konkurove me Tinka Kurtin se PD iku tani e mori Lulin. Në konkurencë me Tinkën e kam pranuar je rrotë më rrotë…

Rama për foton që mbante Topalli: Herën tjetër ishte Jozefina duke qarë, me foton e një vajze që po të lajmëroj Jozefinë e ka fitue ajo shkollën, mos u nxitoni se pas pak ditësh do të shikoni se çfarë ndryshimi thelbësor ka ndodhur dhe çfarë cilësie është garantuar në gjithë këtë proces për shkak të raundeve dhe filtrit që bëhet nga sistemi.

Rama: Jozefinë të fola për fakte, të thashë po gënjen. Sot unë isha 100% dakord me Luçianon, ka fjalimin e vetë, çdo javë për arsimin dhe sipas javës atë që duhet të thotë, sot doli dhe tha ja kuotat e lira, ekzaktësisht atë që themi ne, pas raundit të parë do ketë të dytë e pastaj një vijë të kuqe që do ulet

Rama-Lucianos: Ulu, pse rri në këmbë

Topalli: Unë dola me foton e asaj vajze. Ajo vajzë ishte përfaqësimi i një brezi me të cilët ke abuzuar emocionalisht. Ti për të favorizuar universitetet private. Ajo që po të them është se sot një vit ti nuk do jesh këtu. Kaq mbaji shënim.

Ndërsa replikoi me deputetin Flamur Noka, kreu i qeverisë u kthye sërish tek ish-kryeparlamentarja Topalli, e në ironi e sipër i tha që kësaj të fundit nuk i dalin parashikimet. Ndërsa Rama fliste, Topalli u largua nga salla.

Rama: Qershori po vjen Jozefinë, s’duhet tak kishe thënë atë që the se të kam dëgjuar kur i thoshe grupit të PS-së se për Saliun “këtu do ta keni deri në 2024”. Bëre gabim, se ty nuk të dalin këto parashikime, pra të dalin gabim mua këtu do më kesh. Më kujton shprehjen që fanatiku nuk ndryshon mendje, i do shifrat Jozefinë, ja ku i ke shifrat.

Topalli flet në telefon

Rama: E di që s’të interesojnë, por niji pak, e di që s’do ti dëgjosh janë 22 mijë kuota. Në publik janë regjistruar 15 mijë dhe 4 mijë në privat. Se kam fshehur ndonjëherë, e kam thënë dhe përsëris, është turp për ju, e Djathta Popullore Evropiane që kur thoni privat e thoni me të njëjtën neveri siç thoshte Saliu kur ishte sekretar partie, kulak. Për ne s’ka dallim janë universitete të kësaj republike

Jozefina braktis sallën

Rama nga vendi: Mos u largo se të duhen këto…Mirë, lërja Luçianos.

(ma.ar/er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: